Reperi i njohur Nelly është përfshirë në një skandal, të cilin megjithëse u mundua ta menaxhojë shpejt, u përhap kudo në rrjete sociale.
Menjëherë pas rastit erdhi edhe deklarata e reperit, i cili kërkoi falje për skandalin.
Ai ka thënë se xhirimi që zgjaste një minutë është ngarkuar gabimisht në InstaStory të këtij rrjeti social.
“Sinqerisht i kërkoj falje zonjushës së re dhe familjes së saj. Ky është publicitet i padëshiruar për të/ata”.
“Është një video e vjetër, e cila ka qenë private dhe asnjëherë nuk është dashur të dilte në publik”, ka thënë këngëtari në prononcimin e tij për TMZ.
Edhe pse fytyra e tij nuk shihej në xhirim, është dëgjuar zëri i tij teksa e xhironte femrën, identiteti i të cilës ka mbetur i panjohur.
Videoja është larguar shpejt nga profili i tij, mirëpo atë e kanë parë shumë nga ndjekësit e reperit, disa prej të cilëve edhe e kanë ruajtur për ta shpërndarë në internet.
Ekipi i Nellyt pohon se profili i tij është hakuar dhe se ata janë të shqetësuar se më shumë përmbajtje private mund të përfundojë në internet duke i përfshirë të dhënat financiare, dokumentet personale dhe fjalëkalimet.