Edhe pse Ariana Grande ishte e njohur për gjith botën si një yll i Nickelodeon, bukuroshja e muzikës pop është e vendosur t’u tregojë të gjithëve se tashmë është e rritur.
Këngëtarja 23 vjeçare duket se nuk dëshiron që të lidhet më me personazhin fëmijënor që përfaqësonte dikur dhe albumi i saj i ri, “Dangerous Woman”, duket se i është dedikuar i gjithi këtij fakti. Këtu flasim veçanërisht për këngën e fundit të këtij albumi, me titull “Everyday”, videoklipi i së cilës është publikuar vetëm dy ditë më parë. Aty Ariana e tregon që është rritur shumë shpejt dhe e ka varrosur një herë e mirë vogëlushen e pafajshme dhe i ka lënë vend një bukurosheje përvëluese. Video është praktikisht një shfaqje seksi publik, me tekstin e këngës që i certifikon tendencat e forta seksuale që shfaqen aty. Mjaftojnë pak rreshta për ta krijuar të gjithë panoramën: “Ai më jep atë gjënë e mirë, që më bën të mos heq dorë. Oh, ma jep! Përditë, përditë, përditë”! Nuk besojmë se ka nevojë për thellime të mëtejshme, pasi Ariana është thelluar mjaftueshëm sa për të gjithë ne bashkë.