INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandaloze tek Barcelona: Neymar kërkon të kapet me grushta me shokun e ekipit! [VIDEO]

Skandaloze tek Barcelona: Neymar kërkon të kapet me grushta me shokun e ekipit! [VIDEO]

Publikuar më: 12:11 28-07-2017

Ka gjithmonë e më shumë tension rreth çështjes Neymar në shtëpinë e Barcelonës.

Hija e PSG duket se po bëhet gjithmonë e më e madhe rreth yllit brazilian, në atë pikë që nervozizmi ka arritur yjet. Kampioni 25 vjeçar nuk është shprehur kurrë rreth një transferimi të mundshëm në kryeqytetin francez, por nuk është aspak i qetë. Së fundmi ai ka patur një zënkë në stërvitje që gati është kthyer në një sherr të mirëfilltë me grushta me shokun e ekipit, blerjen e re të Barcelonës Nelson Semedo. Pas një ndërhyrjeje pak të dhunshme nga mbrojtësi portugez, Neymar ka humbur kontrollin dhe ka dashur të përplaset fizikisht, por vetëm ndërhyrja e Mascherano, Busquets dhe lojtarëve të tjerë blaugrana kanë shmangur ngjarjen e shëmtuar. Më pas sulmuesi brazilian ka lënë stërvitjen në Miami shumë i tensionuar, shenjë e qartë që nuk është aspak i qetë tek spanjollët.

Article Logic
Execution time: 0.0053589344024658