INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema e PS që ia dha Valbona Sakos mandatin e kryebashkiakes

Skema e PS që ia dha Valbona Sakos mandatin e kryebashkiakes

Publikuar më: 13:18 19-07-2019

Pas refuzimit të parë Gjykata e Durrësit ia ka dhënë mandatin e kryebashkiakes, Valbona Sakos.

Dy ditë më parë, gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit, Mimoza Margjeka e quajti të paligjshëm 30 qershorin me arsyetimin se Partia Bindja Demokratike ishte regjistruar jashtë afatit, e për pasojë nuk e mandatoi Sakon.

Por vendimi ndryshoi ditën e sotme. Seanca e sotme u drejtua nga gjykatësi Shpëtim Reka dhe përfundoi duke e mandatun Sakon për të drejtuar Durrësin për 4 vite të ardhshme.

Pra, skema që u ndoq nga Partia Socialiste për ta mandatuar Sakon ishte duke ndryshuar gjyqatar dhe jo duke apeluar vendimin e dy ditëve më parë.

Ndërkohë, nga Partia Socialiste pritet që të ketë një ankimim për Gjyatën e Tiranës që shpalli moskompetencë për t’ia dhënë mandatin e kryebashkiakut, kandidatit të PS-së për Vorën, Agim Kajmaku.

Article Logic
Execution time: 0.003087043762207