INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema e re, përjashtohen mbi 19 mijë familje nga ndihma ekonomike

Skema e re, përjashtohen mbi 19 mijë familje nga ndihma ekonomike

Publikuar më: 15:19 15-03-2018

Në një kohë që raporte ndërkombëtare e renditin vendin tonë më të varfërin në rajon, nga lista e ndihmës ekonomike janë hequr rreth 19. 700 familje. Ministrja e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka pohuar këtë fakt duke dhënë dhe disa argumenta: “Nëpërmjet kontrollit të kryqëzuar me shtatë sisteme, bëhet verifikimi për të ardhurat, asetet apo gjendjen e papunësisë. Falë këtij verifikimi të kryqëzuar, me Hipotekat, Tatim Taksat, Gjendjen Civile, Zyrat e Punësimit, Sigurimet Shoqërore, Regjistrimin e Automjeteve dhe QKB, u zbuluan 19.780 deklarime të pasakta ose të rreme."

Ajo ka shtuar se skema e re e ndihmës ekonomike i ka dhënë mundësinë mbi 10 mijë familjeve të reja, që me skemën e vjetër përjashtoheshin për kritere absurde, të përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike në Janar 2018.
“Ne skemën e vjetër kërkoheshin 9 dokumenta për aplikim, në skemën e re kërkohen vetëm 2. Karta e Identitetit dhe Vërtetimi i pronësisë mbi Tokën. Ky i fundit, deri dje të skualifikonte. Sot, jo më. Nuk i përmend kot këto kritere, dhe faktin që ne i eleminuam. Sepse vetëm për shkak të heqjes së tyre, 19 000 familje që më parë nuk mundeshin të aplikonin, sot jo vetëm që munden të aplikojnë, por më shumë se 10,063 prej tyre janë kualifikuar dhe përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike”, tha Manastirliu.
Gjithësesi ajo që mundon shumë familje që janë përjashtuar me të drejtë apo jo nga ndihma ekonomike është fakti se as sot nuk u bë e ditur se me sa pikë sistemi i ri online të përjashton nga skema.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047130584716797