INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema e re rrit moshën çdo vit me disa muaj

Skema e re rrit moshën çdo vit me disa muaj

Publikuar më: 13:45 05-07-2017

Mosha e pensionit nga viti në vit po pëson një rritje për gratë ashtu si edhe ishte parashikuar ne reformën e pensioneve. Sipas skemës se re, nëse në vitin 2014 një grua dilte në pension në moshën 60 vjeçare këtë vit është shtuar edhe nje 6 mujor. Pra një grua qe del ne pension ne 2017 duhet te mbushe moshën 60 vjeçe e 6 muaj.
Këto shtime në vitet e pensionit kanë ndodhur si pasojë e ndryshimeve që u bënë në ligjin "Për Sigurimet shoqërore" ku është parashikuar që çdo vit mosha e pensionit do rritet me dy muaj vetëm për gratë.
Nëse do ta përkthenim në vit ligji do merrte këtë formë, në vitin 2032 femrat do dalin në pension në moshën 63 vjeçare.
Kjo rritje graduale e vjetërisë është bërë për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë.
Sipas formulës së re, llogaritja e pensionit do të bëhet në këtë mënyrë:
Pensioni që përbëhet nga një shumë bazë 7.065 lekë do të shumëzohet më vitet e sigurimit të çdo personi dhe në pjesëtim me vitet e vjetërsisë së punës.

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514