INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema e TVSH-së, ç’po ndodh me bizneset e vogla

Skema e TVSH-së, ç’po ndodh me bizneset e vogla

Publikuar më: 15:51 20-01-2019

Numri i bizneseve të vogla që kanë hyrë në skemën e TVSH-së po rritet vazhdimisht. Mbi 14 mijë subjekte janë detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH-në një herë në tre muaj.Nga rreth 10 mijë biznese që u identifikuan në mars, kur hyri në fuqi ulja e kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, dhe 11.5 mijë që dorëzuan deklaratën në qershor, tashmë janë mbi 14 mijë subjekte.

Kjo përbën gati një të pestën e 80 mijë bizneseve që nuk paguanin TVSH përpara prillit 2018.

Tatimet bënë të ditur zyrtatrisht se rreth 13,509 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo shifër përbën rreth 95% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin dhjetor. Kjo nënkupton se në total janë rreth 14,220 subjekte që janë përfshirë në skemën e TVSH-së.

Ulja e pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë shkaktoi debate të shumta dhe u kundërshtua nga shoqatat e biznesei dhe FMN, e cila tha se administrata do të kishte më shumë kosto për të kontrolluar këto subjekte sesa do të përfitonte dhe mund të nxiste informalitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502