INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema korruptive në hipotekën e Shkodrës, mbërrijnë në gjykatë katër të akuzuarit

Skema korruptive në hipotekën e Shkodrës, mbërrijnë në gjykatë katër të akuzuarit

Publikuar më: 10:24 23-09-2018

Katër të arrestuarit për korrupsion pasiv dhe ushtrimi i ndikimit te paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës, kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës ditën e sotme.
Bëhet fjalë për shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.


Këto shtetas akuzohen pasi përmes një ryshfetit prej 1 mije euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie, ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i Hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883