INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema mashtruese e punësimit në Kanada. Në pranga tre autorët…

Skema mashtruese e punësimit në Kanada. Në pranga tre autorët…

Publikuar më: 09:32 28-04-2016

Vetëm pak ditë, pasi u zbulua një skemë e rëndë mashtrimi në lidhje me vizat e punësimit në Kanada, e në disa shtete të tjera një prej autorëve 25-vjeçari Klevis Reshka u arrestua, po kështu iu vunë prangat në Rinas dhe dy grave, nënë e bijë. Luli Makashi bashkë me vajzën janë ndaluar nga policia kanadeze pas një kërkesë të Interpol Tirana. Ato ishin “arratisur” disa ditë më parë në Kanada.
Të tre personat akuzohen se kanë mashtruar 27 qytetarë duke u premtuar dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.
Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës zbardhi edhe skemën e mashtrimit dhe kallëzimet ndaj tre mashtruesve nga 27 persona, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar që në vitin 2014 për punësim dhe studime për në Kanada. Aplikimet i kishin bërë pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen L. M.
Pas kontaktit që këta shtetas merrnin me shtetasen L.M. ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me viza dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM. Por ata nuk u pajisën kurrë me dokumenta dhe për këtë arsye denoncuan mashtruesit, që iu kishin marrë edhe paratë.

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344