INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema  “Obama” nuk ekziston më. Ish-presidenti: Një mizori

Skema “Obama” nuk ekziston më. Ish-presidenti: Një mizori

Publikuar më: 08:33 06-09-2017

Barack Obama e quan një mizori heqjen e skemës mbrojëse për të gjithë emigrantët që vijnë në Amerikë.

Ky program që administrata aktuale e mbylli, mublonte rreth 800 000 vetë, Përfituesit aktualë të saj nuk do të kenë problem edhe për 6 muaj, koha e lënë në dispozicion të Kongresit për gjetjen e një zgjidhjeje alternative nëse kërkon t’i mbrojë në vazhdimësi ata të qëndrojnë në SHBA pasi prindërit i çuan atje ilegalisht.

Por, gjatë kësaj periudhe, nuk do të mund të bëhen më aplikime të reja. Duke iu drejtuar Kongresit, Obama e cilësoi lëvizjen e Trump sa mizore, aq edhe të gabuar. Falë skemës së aprovuar prej tij 5 vite më parë, të ashtëquajturit “ëndërrimtarë”, shumica latino-amerikanë, ishin në gjendje të siguronin punë dhe leje studimi. Por, administrata e Trump argumenton se programi, për zbatimin e të cilit Obama anashkaloi aprovimin e Kongresit, është antikushtetutes.

Policia në Nju Jork arrestoi me dhjetëra vetë kur një grup i madh protestuesish u mblodhën përpara kullës Trump për të kundërshtuar vendimin e tij, megjithatë nuk pati episode dhune.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102