INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skena e puthjes midis Ermalit dhe Elvanës në film, tani Amarda Toska ka dy fjalë në drejtim të këngëtares

Skena e puthjes midis Ermalit dhe Elvanës në film, tani Amarda Toska ka dy fjalë në drejtim të këngëtares

Publikuar më: 09:44 31-03-2019

Një puthje midis dy aktorëve, të cilët këtë gjë e kanë profesion mund të konsiderohet diçka normale në vendet perëndimore, por në Shqipëri duket se kjo fazë nuk ka ardhur ende.

Skena e puthjes midis Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës dy protagonistët kryesorë në filmin “2 gisht mjaltë” ka shkaktuar goxha bujë në shtypin rozë.

Nga moderatori tek këngëtarja kanë dhënë nga një shpjegim për këtë skenë.

Ermali u shpreh dje tek emisioni “Rudina” kështu:

“Të puthësh Elvanën është njësoj si të puthësh njerëzit e shtëpisë”.

Ndërkohë Elvana Gjata për këtë temë foli gjatë premierës së filmit, nëpërmjet emocioneve:

“Unë jam çift në këtë film me vëllain tim. Sesi nuk ju hëngri ajo mortja që unë duhet të puthja ty, unë nuk e di”.

Por si reagoi bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska?

I pyetur nga Soni pas premierës së filmit, nëse ka pasur një moment që donte ta mbyste Elvanën, Ami ishte goxha e përgatitur për pyetjen:

“Jo, do doja ta puthja dhe unë”.

Një përgjigje që shmang çdo dyshim për një xhelozi apo konflikt në çift në lidhej me këtë fragment të filmit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613