INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skena tmerri në Guatemalë. Njerëzit dhe banesat përpihen nga llava e vullkanit. Mbi 69 të vdekur [VIDEO]

Skena tmerri në Guatemalë. Njerëzit dhe banesat përpihen nga llava e vullkanit. Mbi 69 të vdekur [VIDEO]

Publikuar më: 10:07 05-06-2018

Të paktën 69 njerëz humbën jetën pasi vullkani “Fuego” shpërtheu të dielën në Guatemalë. Deri tani janë identifikuar 17 trupa. “Të paktën 15 vetë janë shtruar në spital, duke përfshirë 12 fëmijë, disa prej të cilëve kanë pësuar djegie të rënda” tha ministria e Shëndetësisë. CCN pasqyron tragjedinë që ka përfshirë Guatemalën. Boris Rodriguez, 24 vjeç, i cili po kërkon gruan e tij, thërret pasi sheh lagjen e tij, të shkatërruar nga shpërthimi i vullkanit “Fuego”. Hiri vullkanik ka mbuluar një rreze prej 12 kilometrash, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se erërat mund ta zgjerojnë më tej shtrirjen e llavës vdekjeprurëse. Më shumë se 3,100 njerëz janë evakuuar dhe 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi, sipas CONRED, agjencisë qeveritare për Fatkeqësitë Natyrore. Pamjet satelitore të vullkanit “Fuego” tregojnë se shpërthimi shihej që nga hapësira. Presidenti i Guatemalës Jimmy Morales ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

vullkani_1.jpg

Zona e fatkeqësisë vazhdon të dëshmojë skena të tmerrshme me të mbijetuarit që presin të marrin lajme për anëtarët e tyre të familjes të rrëmbyer nga llava. "Jo të gjithë arritën të iknin, mendoj se u varrosën nën hirin vullkanik", tha e mbijetuara Consuelo Hernandez ndërsa priste të mësonte për fatin e familjes së saj. "E pamë lavën që po derdhej nëpër fushat e misrit dhe vrapuam drejt një kodre", shtoi Hernandez, duke folur në një video të publikuar nga CONRED. Imazhet e marra nga vendi i ngjarjes tregojnë një zjarrfikës që qan gjatë shkatërrimit. "Nuk ka mbetur asnjë shtëpi, dhe për mendimin tim askush nuk ka mbetur atje ... përveç njerëzve të skuadrave të shpëtimit që po kërkojnë për të mbijetuar" tha Diego Ibarguen, i cili punon për një organizatë përkrahëse të zjarrfikësve. "Lajmi i trishtuar është se atje ka një numër trupash të fëmijëve dhe të rriturve," shtoi ai.

vullkani_Guatemala.jpgIxmucane Monsanto, një zjarrfikëse vullnetare, tha se kushtet ishin duke e bërë shumë të vështirë për të vazhduar operacionet e shpëtimit, madje edhe kur shpëtuesit e dinin se familjet ishin varrosur nën hirin. "Është një vend shumë i paqëndrueshëm për të ecur përpara," tha ajo. "Nëse hyni aty, duhet të keni maskën dhe pajisjet e duhura për të mos vënë veten në rrezik”-thotë Mansanto.
Edhe Mario Cifuentes, një zjarrfikës vullnetar, tha se thembrat e çizmeve të zjarrfikësve u zhdukën për shkak të nxehtësisë. “Frymëmarrja ishte e vështirë”- tha ai. “Shpërthimi zyrtarisht përfundoi të dielën vonë”- deklaroi Instituti Kombëtar i Sizmologjisë, Vulkanologjisë, Meteorologjisë dhe Hidrologjisë së Guatemalës. Por ai paralajmëroi se mund të ketë shpërthime të reja dhe banorët në zonat përreth duhet të jenë në gatishmëri për rrëshqitjet që përmbajnë materiale vullkanike.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328