INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skenar i ri në Maqedoni. Dorëhiqet Ivanov, shkohet në zgjedhje të reja [Video]

Publikuar më: 16:49 18-01-2017

Pas përfundimit të afatit që Nikolla Gruevski,ka për krijimin e qeverisë së re, mund të ndodhë që presidenti George Ivanov të jap dorëheqje. Sipas burimeve të portalit TetovaSot ky do të jetë një skenar i mundshëm që do të përdoret për mos t’ia dhënë mandatin liderin të LSDM-së Zoran Zaev. Dorëheqja e presidentit mund të ndodhë ditën kur i skadon afati Nikolla Gruevskit. Ky i fundit është shprehur hapur se nuk i pranon pikat e platformës shqiptare. Nga ana tjetër lideri i BDI-së Ahmeti thotë se nuk do të negociojë me asnjë parti politike maqedonase nëse gjuha shqipe nuk bëhet zyrtare. Por sipas analistëve në Maqedoni, zgjedhjet e parakohëshme nuk shihen si një zgjidhje për krizën që ka mbërthyer vendin Sipas analistit politik Selim Ibrahimi zgjedhjet e fundit nuk krijuan stabilitet politik në vend, pavarësisht pritshmërive për të dalë nga kriza politike në Maqedoni. Në një intervistë të dhënë për TV SHENJA, Ibrahimi deklaroi se platforma e përbashkët e partive shqiptare është bërë problem për partinë e Gruevskit. Por nga ana tjetër, cilado parti shqiptare që do të hyjë në koalicion me VMRO-DPMNE-në, do të dëmtohet shumë. Sipas tij zgjedhjet e parakohshme Maqedonisë nuk do t’i sjellin vendit një situatë të re dhe se ajo që duhet parë është fakti se si partitë politike shqiptare do të hyjnë në Qeverinë e Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436