Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, për protestën dhe qëndrimet që do të mbajë kjo forcë politike në studion e “Opinion” në “Tv Klan”.
“Kjo që shikoni do të ishte reagimi normal i çdo opozite. Nëse shkelet kushtetuta, nëse bie kushtetuta bie edhe shteti.
Fevziu: Pse nuk e zgjodhët kryeprokurorin në bashkëpunim me Ramën?
Është propagandë ftesa e Ramës. E kishte caktuar kandidatin. Ftesa ka brenda hilen që në kapjen e prokurorit të kishte edhe duart e opozitës.
“Ne jemi për kushtetutën, jo për shkeljen e saj. Nëse jemi për shfaqjeje dhe të bëjmë çfarë thonë ambasadorët, ok.Ka me dhjetëra deklarata për vettingun. Sot prokurorja është pa vetting. Fryti i vetëm i asaj që ka ndodhur të hënën do të jetë mbyllja e akuzave për Tahirin, Dakon, Sejdini , etj”, shtoi Basha.
Fevziu: Po nëse Arta Marku do të marrë akte kundër prokurorëve të mazhorancës, do të jetë e pa kapur nga mazhoranca?
Basha: Nuk ka në qoftë se në opinion.
Fevziu: Po pse ju atëherë thoni se ajo do të mbyllë çështjen e Saimir Tahirit, Dakos etj.
Basha: S’kam ardhur si analist, por si kryetar i opozitës. Sot sipas të dhënave të BB 43 në 100 familje nuk po ngrohin shtëpitë, 30 në 100 marrin borxh për paketën ushqimore.
Fevziu: Në një ditë ndodhi kjo apo ka vite, sepse çdo kush që vjen thotë të njëjtën gjë
Me vjen keq që ti po kërkon të bësh narkozën, ne jemi këtu për të bërë zgjimin.
E ndërsa për lajmërimin me vonesë për protestën e opozitës Basha tha se çështja u fut në rendin e ditës në momentin e fundit, 2 ditë përpara. Maxhoranca ndryshoi rendin e ditës në mënyrë tinzare.
Kurse për komunikimin e ambasadorët ai tha se komunikimi i tij me ta është i direktë.
“Komunikimi im me ambasadorët është i direkte. Unë parashtroj qartë qëndrimet e opozitës. Ne nuk na e ka përgjegjësinë ambasadori Lu dhe Vlahutin, por Edi Rama”, tha Basha.
Për zhvillimin e protestave asaj jashtë dhe brenda në Parlament kryedemokrati u pyet nga gazetari vangjeli nëse kishte një skenar.
Vangjeli: Dy protesta të hënën, një në oborrin jashtë dhe një brenda Parlamentit. A kishte një plan që protestuesit të futeshin brenda?
Basha: Po të kishte një skenar, të siguroj se qytetarët do të futeshin në Parlament. Nuk ka sepse po të kishte partia ka forcën madhore për ta bërë këtë të mundur.