INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skenarët në Maqedoni. A po rrezikohen zgjedhjet e reja? [Video]

Publikuar më: 16:57 28-12-2016

Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, i konfirmuar edhe në rivotimin e së dielës, e ka bërë si asnjëherë më të paqartë formimin e shumicës parlamentare dhe të kabinetit të ri qeveritar në Maqedoni. Duket se do të jetë shumë e vështirë për dy forcat politike maqedonase, VMRO dhe LSDM që të krijojnë qeverinë e re nëse nuk formojnë koalicone me partitë shqiptare. Por nga ana tjetër ato do ta kenë shumë të vështirë të plotësojnë kushtet e vendosura nga shqiptarët. Kështu raportojnë mediat në Maqedoni duke hedhur idenë se ky shtet tani mbetet mes dy opsioneve, formimi I qeverisë së re, ose sërish zgjedhje. Radio Europa e Lirë, ka marrë disa opinione nga analistë dhe njohës të çështjeve kushtetuese, te cilet thonë se është e vështirë të formohet qeveria e re duke u nisur dhe nga bisedimet e deritanishme. Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, pas konstituimit, presidenti mund t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re Gruevskit, me 51 mandate, por në rast të mos arritjes së formimit të shumicës parlamentare, mandati në bazë të kushtetutës i jepet partisë së dytë, që është LSDM-ja me 49 deputetë. Por mandatin mund ta fitoj edhe ndonjë parti e tretë, në rast se arrin të bëjë shumicën në Kuvend. Sefer Tahiri, analist dhe ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore thotë se Pavarësisht lëvizjeve në bllokun shqiptar, dy partitë maqedonase do ta kenë shumë të vështirë të formojnë qeverinë. Sipas Tahirit “e gjithë kjo situatë, e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të rezultonin me formimin e një shumice të re parlamentare më stabile”.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055