INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skenari i një proteste: Në çadër jo vetëm politikisht, por edhe qytetarisht [VIDEO]

Publikuar më: 16:39 23-02-2017

Lulzim Basha:
“Kjo që ka nisur nuk ndalet, Shqipëria sdo të jetë kurrë si dje”.
A është ky skenari i opozitës?
Kush ka një arsye, jo domosdoshmërisht politike, partia demokratike ka marrë përsipër t`i gjejë një shesh për të protestuar. E jo vetëm kaq, ata premtojnë të jenë zgjidhja në të ardhmen. A është ky skenari që ka nisur të përvijohet gradualisht nga opozita? Deri tani kemi parë protestuesit partiakë të mbledhur në një tendë. Por në datën 22 shkurt, atyre iu bashkuan studentët që janë kundër reformës në arsim.
Më pas përfaqësues të naftëtarëve dolën në krah të Lulzim Bashës duke kërkuar punësim dhe kushte më të mira jetese në këto zonë. Për keto Lulzim basha e kishte një premtim.
Naftëtarët:
“Militantët në punë jo naftëtarët”.
Lulzim Basha:
“Naftëtarët nuk do të jenë kurrë të keqpaguar dhe të keqpërdorur”.
Dhe së fundi nga Zharrëza banorët e kësaj zone po i bashkohen protestave që po mbahen në bulevard.
Banorët e Zharrëzit:
“Pezullim të punimeve dhe dëmshpërblim për banorëve”.
Sërish ishte Basha ai që i`u premtoi se do t`jua zgjidhë hallin sapo të marrë pushtetin.
A është greva e urisë një prej skenarëve, apo revolta..
Po cilat kanë qenë deklaratat më të ashpra të përfaqësuesve të opozitës ne keto dite ne cadren para zyres se Rames?
Jozefina Topalli:
“Situatë ku vetëm duhet të ulërasësh”.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771