INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skenari/  Zbuloni si mund të futet Shqipëria direkt në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve [FOTO]

Skenari/ Zbuloni si mund të futet Shqipëria direkt në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve [FOTO]

Publikuar më: 13:12 25-01-2018

Ditën e djeshme është hedhur shorti në Lozanë për risinë e re të sjellë nga UEFA, Ligën e Kombeve.
Shqipëria e cila ndodhet në grupin e parë të Ligës C, do të përballet me Skocinë dhe Izraelin. Tashmë janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve, teksa këtë grup do ta paraprijë ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit në datën 7 shtator.

Më pas skuadra e Panuçit do të përballet me Skocinë në 10 shtator në transfertë, përpara ndeshjeve të kthimit që do të luhen përkatësisht ndaj Izraelit në 14 tetor dhe Skocisë në 17 nëntor.
Ky kompeticion është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane.

Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane. Ky kompeticion zëvendëson miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme.

Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.
Ky është një shans i madh për Kombëtaren e Shqipërisë e cila nëse fiton Ligën D atëherë automatikisht merr pjesë në Kampionatin Europian të 2020-ës.

SI FUNKSIONOJË LIGAT?
Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

SA NDESHJE DO LUHEN?
Pas shortit që do të hidhet sot, UEFA do të saktësojë të 138 përballjet e Ligës së Kombeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen. Për Ligat A dhe B, të cilat do të kenë grupe me tri skuadra, pra, vetëm katër ndeshje secila, atëherë në datat e tjera do të kenë mundësinë që të bëjnë ndeshje miqësore.

shorti.png

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768