INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Skenat e nxehta me vajzën në videoklip’, Genc Prevulkaj i mbyll gojën të gjithë kritikuesve

‘Skenat e nxehta me vajzën në videoklip’, Genc Prevulkaj i mbyll gojën të gjithë kritikuesve

Publikuar më: 15:56 06-08-2019

Genc Prelvukaj është një nga artistët me një karierrë të gjatë muzikore dhe që edhe pas shumë vitesh nuk zhgënjen së sjelluri projekte të reja me muzikë të mirë.

Ditën e djeshme këngëtari ka publikuar projektin e radhës të titulluar “Dilema”, në të cilën shfaqet një vajzë e veshur në bikini teksa po shijon veten e saj nën rrezet e diellit dhe skena të tjera në dush.

Genci mori shumë kritika për këtë klip duke e quajtur atë tepër provokative dhe jo brenda normave të lejuara etike. Për këtë arsye artisti ka bërë një shjegim të gjatë dhe të arsyeshëm në Instagram për zgjedhjet që ai ka bërë:

“Shume mesazhe ne inbox per videospotin. Dikujt i pelqen shume e dikujt jo. Per shkak te respektit po e shkruaj kete sqarim per ata qe kane dyshime ose kritike.

E para : Nuk ekziston asnje pune ne muzike qe permbledh krejt njerezit. Cdohere, secili material i ka perkrahesit e vet e kritikuesit poashtu.

E dyta : Eshte pune shijesh. Kur publikova klipet A tmerr malli, 365 pa ty etj kishte njerez qe me kritikonin me fjalet ” pse maleve” dhe kerkonin dicka me pro.vo.ka.tive. Tani kur e servoj pro.vo.ka.tiven pjesa tjeter kritikon.

E treta : Youtube nuk lejon skena te ekagjeruara. Nje pjese e bllokon komplet ndersa pjesen tjeter nuk e monetizon. Ne rastin e Dilemes Youtube e ka lejuar dhe monetizuar keshtu qe eshte cilesuar si video brenda normaveetike.

E katerta : Nese videoklipi nuk ju ka pelqyer degjojeni kengen sepse ne fund te fundit kenget mbahen ne mend dhe jo klipet.

E pesta : Faleminderit juve qe perkunder shijeve te ndryshme vleresoni punen time nder vite

P.S. Ju qe nuk e keni degjuar kengen e keni ne link ne bio ose direkt ne Youtube. Shpejt edhe ne platformat tjera”.

Ky është mesazhi që Genc Prevlukaj ka ndarë në instagramin e tij duke shpresuar që kritikuesit të arrijnë ta kuptojnë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032539367675781