Skënderbeu është gati të marrë hak ndaj Dinamos së Zagrebit. Ekipi kroat e ka eleminuar në fazën play-off të Champions League para disa vitesh ndërkohë që tashmë Skënderbeu po luan të gjitha kartat për tu kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League.
Në takimin e sotëm korçarët kanë një avantazh të lehtë pasi në ndeshjen e parë në stadiumin “Maksimir” morën një barazim 1-1. Sot, në “Elbasan Arena” ekipit të drejtuar nga Ilir Daja mund t’i mjaftojë edhe rezultati i bardhë 0-0, ose një fitore, por çdo barazim me 2 gola e lart do të jetë shkatërrues për Skënderbeun.
Gjithsesi juglindorët kanë dominuar takimin gjatë pjesës së parë ku kishin disa raste të pastra shënimi por porteri Livakoviç u ka thënë JO lojtarëve të Skëndërbeut. Latifi, Gavazaj dhe Soue janë shumë të rrezikshëm në sulm ndërkohë që korçarët kanë marrë në kontroll situatën në çdo repart të fushës. Këto janë formacionet me të cilët luajtën të dy ekipet në këtë pjesë të parë.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, gavazaj, Latifi, Soue.
Trajner: Ilir Daja
Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Rrahmani, Sigali, Lejcaks, Doumbia, Moro, Olmo, Fernandes, Sudani, Henrikez.
Trajner: Mario Cvitanoviç