INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu bie në Shkodër, Partizani kap kreun

Skënderbeu bie në Shkodër, Partizani kap kreun

Publikuar më: 12:08 31-01-2016

Partizani hakmerret ndaj Laçit për humbjen në Kupë dhe i bashkohet Skënderbeut në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.

Skuadra e “Të Kuqve” mposhti atë të Stavri Nicës në 'Qemal Stafa' me rezultatin 2-0 duke shënuar fitoren e parë nën drejtimin e Agostinelit.

Partizani e shënoi golin e parë me Raçiç në minutën e 8 të takimit, ndërkohë që në të 54, portieri Alban Hoxha u ndëshkua me karton të kuq. Por pavarësisht disavantazhit numerik, vendasit gjejnë golin e dytë me anë të Vilës në minutën e 77 të takimit, ndërkohë që 3 minuta më vonë, shpresat e kurbinasve për të dalë me një rezultat pozitiv shuhen pas daljes me karton të kuq të Malindit.

Skënderbeu përsëri nuk arrin dot të mposhtë Vllazninë. Ndryshe nga sfida e Kupës, këtë radhë skuadra korçare doli nga fusha sportive 'Reshit Rusi' e mundur dhe Vllaznia mori 3 pikët.

Tirana përmbushi pritshmëritë dhe fitoi në Pukë ndaj Tërbunit 3-1 për t'u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042130947113037