INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Skënderbeu bie nga kategoria’, Takaj i përgjigjet Gjikës

‘Skënderbeu bie nga kategoria’, Takaj i përgjigjet Gjikës

Publikuar më: 11:51 22-05-2017

Ardjan Takaj i është përgjigjur dje paralajmërimit që ka bërë ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, kreu i klubit korçar hodhi poshtë aludimet për një përjashtim të mundshëm të Skënderbeut

“Kush është Gjika që unë t’i kthej përgjigje? Ka ndonjë post që unë të replikoj me të?! Çështja në UEFA ka përfunduar dhe tashmë po merret FSHF. Komisioni i Etikës po merret me këtë çështje prej kohësh dhe unë nuk di pse duhet t’i kthej përgjigje Gjikës apo kujtdo tjetër që merret me të tilla gjëra. Nuk kam ndonjë informacion që zoti Gjika ka filluar punë në organet e UEFA-s dhe nuk e di çfarë funksioni mund të ketë në zyrat e UEFA-s që ka këtë informacion që ne nuk e kemi. Por, me sa duket, zyrat e UEFA-s në Vlorë kanë informacione me shumë se zyrat e FSHF-së dhe zyrat e Skënderbeut”, është shprehur Takaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783