Skënderbeu dhe Partizani nuk kanë bërë rrokadë në rënditje edhe pas takimeve të vështira që kishin në kuadër të javës së 31-të. Diferenca mbetet po 2 pikë pas fitoreve të arritura në fushë kundërshtare. Skënderbeu mundi Tiranën me rezultatin 1 – 0 në takimin e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” duke qëndruar në krye, me gol të bomberit shkodran, Hamdi Salihi.
Ndërsa Partizani nuk dorëzohet duke fituar 1 – 0 një ndeshje të vuajtur në Kukës, edhe pse portieri Alban Hoxha, “u skuq” nga arbitri i ndeshjes, duke shkaktuar penallti e cila u prit nga portieri i dytë, Dashamir Xhika. Shkodrani Xhevahir Sukaj përcaktoi fitoren e Partizanit me golin e shënuar në kohën shtesë me anë të një goditjeje dënimi.