INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu e Partizani me të njëjtin hap, ja rezultatet e ndeshjeve të Kategorisë Superiore

Skënderbeu e Partizani me të njëjtin hap, ja rezultatet e ndeshjeve të Kategorisë Superiore

Publikuar më: 20:45 07-09-2016

Sot ka nisur edicioni i ri i Kategorisë Superiore të futbollit, ku ndeshja e parë u luajt në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, ndeshje në të cilën, Korabi debutues, u ndal në një barazim pa gola me ekipin e Laçit. Me të njëjtat shifra ka përfunduar edhe takimi në “Niko Dovana”, mes Teutës pritëse dhe Tiranës.  Duket se asgjë nuk ka ndryshuar te Tirana, pavarësisht investimeve dhe blerjeve në kontigjent, teksa në start ka ngecur në Durrës përballë Teutës, e cila përtej ndryshimeve të shumta, nuk ka çeduar, duke ndarë kështu të dyja nga një pikë, për të ecur me ritmin e Korabit debutues.

Me të njëjtin ritëm janë paraqitur kampionët dhe nënkampionët në fuqi, të cilët e kanë nisur pikërisht aty ku e lanë sezonin e kaluar, në garë me njëri tjetrin për kreun e klasifikimit.

Skënderbeu ka fituar me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Flamurtarit, falë dygolëshit të realizuar nga Hamdi Salihi. Bomberi i korçarëve ka shpërdoruar një 11-metërsh, për të realizuar më pas dy gola, njërin prej të cilëve me penallti të ekzekutuar saktë. Për vlonjatët ishte Shkodra ai që shënoi duke i dhënë Flamurtarit barazimin provizor. Nga ana tjetër, Partizani ndaj Luftëtarit debutues ishte masivisht superior, por i pasaktë dhe i pafat në finalizim, duke vuajtur ekstremisht për fitoren dhe tre pikët që kanë ardhur vetëm në minutën e 92’ dhe falë një penalltie të dyshimtë të akorduar kundër ekipit gjirokastrit.

Korabi- Laçi 0-0

Teuta-Tirana 0-0

Skënderbeu-Flamurtari 2-1 Shënues: Salihi 23’, 83’ (11-m) / Shkodra 41’

Luftëtari-Partizani 0-1 Shënues: Batha 92’ (11-m)

Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037