INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu është kampioni i Shqipërisë [FOTO]

Skënderbeu është kampioni i Shqipërisë [FOTO]

Publikuar më: 17:52 18-05-2016

Ka përfunduar edicioni i 77-të i Supërligës Shqiptare, ku të gjithë syte e futbolldashësve ishin ne Tiranë dhe Vlorë. Skënderbeu ka vendosur diktatin duke mbrojtur kurorën  për të gjashtin vit rradhazi. Në një ndër kampionatet më të bukur dhe më të luftuar ndonjëherë, ekipi korçar, mposhti konkurencën e Partizanit, i cili rivalizoi deri në javën e fundit, për të fituar kampionatin pas 23 vitesh. Të besuarve të Mirel Josës, iu duhej vetëm fitorja, nëse Partizani do merrte 3 pikë në Qemal Stafa, dhe e arritën atë duke fituar me rezultatin 0-2, ndaj Flamurtarit, me gola të Latifit, dhe një ish-i të Partizanit, Sebino Plakut. Ndërkohë demat e kuq, me largimin nga loja të kapitenit Alban Hoxha, pësuan 2 gola, duke humbur 1-2 ndaj një Teute që pretendonte për vendin e 3-të, vend të cilin e hipotekuan verilindorët e Kukësit, pas fitores me Tiranën. Për Partizanin shënoi i përhershmi, Xhevahir Sukaj, ndërsa për durrsakët, barazoi sulmuesi i ri i talentuar Eri Lamçja, dhe goli i fitores u shënua nga Ardit Hila. Tërbuni dhe Bylisi janë dy ekipet që do shkojnë andej nga erdhën, pra do zbresin një kategori më poshtë. Ndërkohë festa për titullin kampion do të bëhet nesër në qytetin e Korçës, pasi më parë FSHF, kishte njoftuar se trofeu do të qëndrojë në Tiranë ditën e sotme, dhe nëse fitonte Skënderbeu, do festohet të enjten, ku kapiteni Shkëmbi do të ngrejë trofeun e 7-të, në gjithë historinë e ekipit korçar. 

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557