Skuadra e Skënderbeut ka dhuruar spektakël mbrëmjen e të enjtes në “Elbasan Arena”, tashmë në një kompeticion europian, pasi ka mundur me rezultatin 3-2 skuadrën e Dynamo Kyiv, në ndeshjen e pestë të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League. Fitorja e korçarëve u realizua me përmbysje, falë reagimit të menjëhershëm të korçarëve, pas golit të pësuar në minutën e 16’. Lilaj, Adeniyi dhe Sowe vulosën fitoren e parë për bardhekuqtë në këtë edicion të Kupave të Europës, pas dy barazimeve të mara më parë. Pas pesë ndeshjeve të ezauruara, me një fitore dhe dy barazime, skuadra e Skënderbeut renditet në vendin e tretë të klasfikimit të Grupit B, pas Dyniamo Kyiv dhe Partizan Beograd.