Komisioni i Apelit i UEFA-s me 1 qershor mori vendimin që të përjashtonte skudrën korçare nga kompeticionet europiane. Mirëpo Skënderbeu bëri një rekurs të çeshtjes në CAS me 15 qershor, dhe ditën e sotme UEFA ka pranuar të pezullojë efektet e Vendimit të Komisionit të Apelit.
Pra, KF Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin për Raundin e Dytë Eliminator të Uefa Champions League 2016/2017 të datës 20 Qershor në Nyon.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Skënderbeut