INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu mbërrin nën masa të rrepta sigurie në Beograd

Skënderbeu mbërrin nën masa të rrepta sigurie në Beograd

Publikuar më: 13:18 01-11-2017

Lojtarët e Skënderbeut kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Beograd.
Ditën e enjte ata kanë përballjen e katërt në grupet e Europa League ndaj Partizanit të Beogradit.
Mësohet se skuadra korçare është shoqëruar nga masa të larta të sigurisë, ndryshe nga tre vite më parë kur forcat e sigurisë mungonin, këtë vit lojtarët e tanë shoqërohen nga 7 policë privat dhe 2 efektivë të policisë së shtetit.
Ndërsa përgjatë ndeshjes, mediat vendase bëjnë të ditur se në stadium janë instaluar 90 kamera sigurie dhe do angazhohen rreth 700 policë për të ruajtur rendin.
Lojtarët e partizanit të Beogradit mësohet se iu kanë bërë thirrje tifozëve të tyre që të evitojnë sjelljet racistëve ndaj kundërshtarëve dhe ti respektojnë ashtu siç bën ata në "Elbasan Arena".

Article Logic
Execution time: 0.0028378963470459