INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skëndërbeu merr me huazim sulmuesin e Chievos

Skëndërbeu merr me huazim sulmuesin e Chievos

Publikuar më: 14:13 01-08-2017

Skënderbeu prezanton lojtarin më të ri të tij. Bëhet fjalë për sulmuesin afrikan, Ali Soue, i cili vjen huazim nga Kievo e Veronës. Vështirë se mund ta ndihmojë ekipin këtë të enjte, por prania e tij besohet se do të ndihet. Skënderbeu prezantoi futbollistin më të ri të tij, Ali Soue, të ardhur nga Italia. Soue, një sulmues afrikan nga Gambia, vjen në formë huazimi nga Kievo e Veronës, ndërsa paraqitja e tij me fanelën e re u bë në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” të Korçës. Soue luajti pak për Kievon, dhe më pas u aktivizua për Juve Stabian në Serinë B ku shënoi pesë gola.
Po ashtu, ka luajtur në Serinë B për Peskarën, Modenën dhe Leçen, si dhe në Legën Pro, me Praton dhe Vibonezen. Futbollisti është 23 vjeç dhe me shtatlartësi 1.91 metra.
Ai aktivizohjet më shumë si qendërsulmues, por mund të luajë edhe nga krahët. Skënderbeu shpreson kualifikimin për në plej ofin e Ligës së Europës, pas humbjes 1-2 të ndeshjes së parë në fushën e Mladës së Boleslavit, dhe nëse ia del, Soue mund të jetë një ndihmë e madhe për të synuar fazën e grupeve në këtë kompeticion.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656