Skënderbeu ka marrë pikën e parë në fazën e grupeve të Europa League pasi ka barazuar me rezultatin 1-1 në Elbasan Arena ndaj ekipit zviceran, Young Boys. Pjesa e parë e përballjes përfundoi në paqe, ndërsa në të dytën u deshën plot njëzet minuta që rrjeta të tundej. Për t’i dhënë epërsinë Skënderbeut shënoi Ali Soëe në minutën e 65-të pas një assist të Muzakës, ndërsa vetëm pas pak minutash miqtë barazuan përmes Roger Assale. Një pikë e rëndësishme kjo për Skënderbeun, i cili rënditet në vendin e fundit me pikë të barabarta me Partizanin e Beogradit.