INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu mundet 2-1 në Çeki, rriten shpresat për kualifikim

Skënderbeu mundet 2-1 në Çeki, rriten shpresat për kualifikim

Publikuar më: 08:08 28-07-2017

Skënderbeu e ka humbur 2-1 ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League ndaj Mlada Boleslav. Korcarët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, vecanërisht në pjesën e dytë, kur për një kohë të gjatë, ruajtën zotërimin e topit dhe sulmuan në mënyrë frontale.

Megjithatë, ishin cekët që shënuan të parët, në pjesën e parë, me gol të sulmuesit Kramosta, i cili përfitoi nga afër, pas një tentative për të larguar topin nga mbrojtësit korcarë.

Pas golit, cekët patën edhe mundësi të tjera për të thelluar rezultatin, ndërsa korcarët u shfaqën disi të
kompleksuar për të sulmuar. Ndërsa në pjesën e dytë, trajneri Daja e hodhi disi më përpara skuadrën dhe u përpoq të ruajë kontrollin e topit. Një gjuatja e fortë nga Gavazaj qethi shtyllën në trekëndësh, ndërsa një goditje e lirë e kosovarit tjetër Shkodra, u prit nga portieri.

Vetëm në fund të ndeshjes, pas një goditje të Latifit, topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë. E kur ende nuk ishte shuar gëzimi i këtij goli të rëndë, cekët kundërslumojnë dhe Janosh shënon nga afër
me finte një gol shumë të bukur.

Dy-tre minutat e fundit nuk shënuan ndonjë ndryshim, me korcarët që duhet thënë se kanë dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja, pasi nëse shënojnë 1 gol në Korcë, janë në turin tjetër, atë që i lidh me
historinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709