INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu ndalet në Gjirokastër, Kukësi merr kreun e klasifikimit

Skënderbeu ndalet në Gjirokastër, Kukësi merr kreun e klasifikimit

Publikuar më: 18:08 30-11-2016

Superliga shqiptare ëdo javë vjen e bëhet më e bukur. Pas ndeshjeve të luajtura ditën e sotme, në kreun e renditjes ka ndodhur rrokada, ku ekipi i Kukësit është ngjitur në fronin e Kategorisë Superiore.

Kukësi ka mundur Laçin me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Dvornekoviç dhe Izair Emini. Sulmuesi anësor shënoi golin e parë të takimit në minutën 29-të, teksa fraksioni i parë i ndeshje u dominua nga vendasit që mund të kishin shënuar edhe më shumë nëse Pejiç do të ishte i saktë para portës së portierit Selmani.

Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka vazhdojnë të jenë të pathyer në këtë sezon dhe në shtëpinë e tyre kanë siguruar sot fitoren e 6 në 7 takime të zhvilluara.

Ndërkohë, Luftëtari dhe Skënderbeu janë ndarë në barazim pa gola në ndeshjen e javës së 13 të Kategorisë Superiore të zhvilluar në stadiumin “Gjirokastra”, humbje e hidhur kjo që i kushtoi vendin e parë ekipit korëar. Ky ishte barazimi i 4-t radhazi për Luftëtarin në stadiumin e rikonstruktuar, ndërsa Skënderbeu ndalet pas dy fitoreve ndaj Korabit dhe Laçit.

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316