INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu në telashe, Shkëmbi drejt largimit, pezullohet Plaku

Skënderbeu në telashe, Shkëmbi drejt largimit, pezullohet Plaku

Publikuar më: 12:49 09-03-2016

Vendi i parë në kampionat dhe rruga drejt titullit të gjashtë rradhazi, duket se nuk përcjell qetësi në kampin korçar. Në prag të javës së 25 të Superligës, ku të besuarit e Josës do të presin Teutën, situata nuk duket shumë e qetë. Ashtu siç ndodh shpesh në skuadra me shumë alternativa lojtarësh në pozicione të ndryshme dhe me ecuri pozitive, dikush duhet të presë në stol ndoshta dhe gojëkyçur. Pikërisht fjala “alternativë” që trajneri Josa ka përmendur për Sebino Plakun pas ndeshjes me Laçin, ka qenë shkaku i një reagimi në “Facebook” të vetë lojtarit dhe më pas pezullimi që ka marrë ai nga klubi. Gjithsesi trajneri Josa përpara ndeshjes me Teutën tregon se është sqaruar gjithçka.

“Nuk ishte momenti për të reaguar Plaku në atë mënyrë megjithatë këtu mund të ketë pasur edhe një keqkuptim përsa i përket fjalës ‘alternativë’ se kjo fjalë do të thotë je një zgjidhje për skuadrën. Po të jepet mundësia për të luajtur atëherë shfrytëzoje atë dhe thuaju të tjerëve që unë këtu jam. Jam sqaruar me Plakun individualisht pasi unë nuk jam njeri që merrem me ‘Facebook’, ‘Twitter’ e ‘Instagram’”, u shpreh Mirel Josa.

Nuk është Plaku i vetmi i pakënaqur, mungesa e kapitenit Shkëmbi është një tjetër problematikë që për momentin mbetet e heshtur. Paraqitjet shumë të mira të tij edhe pas Europës nuk e kanë shpëtuar nga stoli që nuk vjen sigurisht nga mungesa e formës.

“Problemi i Shkëmbit nuk është problem që mund të diskutohet përpara një ndeshje për faktin se unë e kam sqaruar edhe një herë tjetër. Janë 5 lojtarë që luajnë në qendër të mesfushës dhe nga ata 5 mundohem të zgjedh 2. Kaq”, deklaroi Josa.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055