Skënderbeu e ka nisur keq aventurën e saj në fazën e grupeve të Europa Leage pas humbi me rezultatin 3-1 ndaj Dinamos së Kievit në stadiumin “Olimpisky”.
Një pjesë e parë shumë e mirë për korçarët të cilët luajtën si të barabartë me ukrainasit, madje e mbyllën atë në avantazh.
Skuadra ishte kompakte dhe çdo lojtar bënte detyrën që i ishte caktuar nga trajneri në mënyrë perfekte. Në minutën e 39′ Muzaka pas një aksioni perfekt, godet nga jashtë zone dhe topi përfundon në rrjetë, duke shtangur stadiumin gjigand dhe duke çuar në ”qiellin e shtatë” skuadrën dhe stafin.
Menjëherë pas rifutjes në lojë të skuadrave, Dinamo shfaqet superiore, duke i zënë në surprizë bardhekuqtë dhe duke shënuar menjëherë dy gola të shpejtë më Sydorchuk 47′ dhe Moraes në të 49′. Pas pësimit të golave Skënderbeu bie në heshtje dhe skuadra nuk arrinë të dali në lojën e saj.
Në minutën 65′ vendasit superior arrijnë të marrin dhe një penallti nga ku Mbokani shënon dhe golin e tretë. Deri në minutat e fundit Skënderbeu u përpoq disi të shënonte por nuk ja doli ta fuste topin në rrjetë. Pas kësaj ndeshje korçarët kthehen në vendlindje dhe presin Young boys në 28 shtator në sfidën tjetër të grupit B.