INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu ‘’përplas’’ deputetin e majtë me Auron Taren[FOTO]

Skënderbeu ‘’përplas’’ deputetin e majtë me Auron Taren[FOTO]

Publikuar më: 09:46 24-04-2018

Një dasëm e improvizuar në Kaninë me ideator ish këshilltarin e Ramës, tani deputet i PS, Fate Velaj bëhet shkak që Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Tare të komentojë cilësinë e inskenimit. Bëhet fjalë për dasmën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo dasëm me para nga buxheti i shtetit kushtoi jo pak po 25 milionë lekë. Vetë Velaj, tha se kjo do mbahej mend gjatë, ndërsa Tare e konsideroi si një “faresë komike” duke dhënë e disa argumenta.

Pjesë nga komenti i AURON TARES:

Ditelindja e Romes, Dasma e Skenderbeut ne Kanine dy ane te ndryshme te medaljes se Trashegimise Kulturore.
Per dreq megjithese kisha vendosur te mos flisja fare per "Dasmen e Skenderbeut ne Kanine" nuk e mbajta dot doren dhe u ula te shkruaj dy fjale. Kjo pasi nje mik i im nga Roma me dergoi disa foto nga procesioni masiv i organizuar ne Rome me rastin e themelimit te saj. Procesionet apo ri krijimet e ngjarjeve historike nuk jane nje gje e re dhe tashme ne disa vende shume te zhvilluara jane pjese e rendesishme e asaj qe e quajme Turizem Kulturor. Vende te ndryshme po e zhvillojme ne shume profesionalizem kete fushe duke e kthyer tashme kete fushe te re te Trashegimise ne nje menyre te rendesishme edukimi nepermjet ngjarjve historike.
Dasma e Skenderbeut si ide ne vetvete duhet pare si nje iniciative pozitive e cila mund te pasohet nga plot ide te tjera te ketij zhanri. POR, si gjithnje ne Shqiperi pozitiviteti apo serioziteti i gjese kur vjen per tu realizuar kthehet ne nje farse komike e cila te trishton. Perse valle jemi kaq te pa afte te prodhojme gjera serioze? Perse valle nje ide e shkelqyer per zhvillimin e turizmit te trashegimise kulturore duhet te kthehet nje nje theater banal fshati? Perse e bejme edhe Skenderbeun e shkrete qesharak?
Shikoni seriozitetin e organizatoreve italiane te procesionit te Romes. Prodhimi i veshjeve deri ne detaje, serioziteti, madheshtia e ngjarjes sjellja e njerzve e plot detaje te tjera qe te bejne ta jetosh ate periudhe te lashte.

Po Dasma jone? Nje farse komike qe te ben te qash, qe nga menyra e sjelljes se njerzise qe ishin grumbulluar e tek fshatari qe terheq Kalin e Donikes me spango a thua se ne te gjithe Vloren nuk gjendeshin dot nje pale kapistalle per kuaj. Qe tek figura qesharake e Skenderbeut te shkrete me kepuce me qafa si personazhi i Bob the Builder hipur ne nje kafshe qe me shume dukej si, dhi e bardhe dhe jo si kale, tek kolltuket turke apo nje mavri me boje qe ju tunde mbi koke nje flamur te mberdhyer ne nje tub plastikte tjera e te tjera mysybete. Ndokush mund te thote e po edhe ti pse e ben qime tra, shqyqyr qe u be dicka shqiptare jemi. Ne fakt jo une mendoj se dicka ka ndodhur ne psikozen tone te pakten ne fushen e trashegimise dhe seriozitetit ndaj saj. Per ilustrim i bashkangjita ketij postimi dy foto nga nje aktivitet i organizuar ne Vlore egzaktesisht 100 vjet me pare. Shikoni cfare rregulli, cfare serioziteti dhe cfare fisnikesh te vertete duken keta vlonjate me kuaj. Kjo foto mund te jete bere kudo ne cdo kryeqytet te kohes dhe nuk ka asnje ndryshim nga garat me kuaj te aristokracise angleze per shembull.
Ne gjithe kete persiatje te gjate une mendoj se ajo qe ne kemi humbur bashke me seriozitetin eshte fisnikeria, aristokracia shkelqimi i asaj pjese te shoqerise qe ishte rritur me kuaj psh apo dinte se cfare ishin keshtjellat apo sarajet. Njerez qe kuajt nuk i terhiqnin me spango apo me litar si mushkat e fshatit, njerez qe dinin si te visheshin per ngjarjen taman sipas kohes dhe jo me kepuce te Bob the Builder. Njerez qe jetonin me tragjedine dhe seriozitetin e historise dhe jo duke u bere karagjoze me nje ide aq interesante dhe aq te bukur qe ne se do te dihej si te organizohej dhe zhvillohej mund te behej me te vertete nje reze shprese ne tymin e madh qe ka mbuluar trashegimine tone kulturore.

Dasma e improvizuar e Skënderbeut 100 vjet më parë:

 skend_100.jpg

Dasma e improvizuar e Skënderbeut në vitin 2018:

skend_tan.jpg

Aktiviteti në Romë me rastin e themelimit:

skend_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025300979614258