INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu preket nga skandali i trukimeve, rrezikon dënimin nga UEFA

Skënderbeu preket nga skandali i trukimeve, rrezikon dënimin nga UEFA

Publikuar më: 18:20 24-05-2016

Ekipi  korçar i rekordeve, Skënderbeu, mori për herë të parë pjesë në fazen e grupeve të kompeticionit prestigjoz Europa League, si dhe u shpall për të 6-ën herë radhazi kampion i Shqipërisë.

Mirëpo pas disa dyshimeve dhe akuzave të hedhura ndaj ekipit të Skënderbeut, UEFA, institucioni më i lartë i futbollit në Europë, ka kryer një hetim të plotë në lidhje me to.

Sipas “Citynews”,  një hetim për këtë skandal trukimesh në të cilin përfshihet Skënderbeu, ka filluar disa kohë më parë. Mësohet se pas një vendimi paraprak ekipi korçar dyshohet se është dënuar me disa vite përjashtim nga kompeticionet europiane, për shkak të një trukimi të mundshëm, të paktën një nga ndeshjet të zhvilluara në grupet e Europa League, por ende nuk dihet nëse në lidhje me këtë çështje është marrë ndonjë vendim i prerë apo jo.

Mësohet nga burime zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit se ky institucion është në dijeni të hetimit dhe dënimit paraprak nga UEFA. Burime zyrtare nga FSHF u pyetën:“A ka dijeni institucioni juaj në lidhje me një hetim dhe dënim të mundshëm nga UEFA për ekipin kampion Skënderbeu?”

Përgjigja ishte e prerë: “Po ka diçka të vërtetë, ne jemi në dijeni. Por burimet theksuan që nuk donin të identifikoheshin për shkak se kjo çështje është të jetë shumë delikate, vetëm pranuan se FSHF ka informacion për hetimin dhe dënimin e Skënderbeut apo procesin që ka nisur nga organi i UEFA-s.”

Akuzat për trukime të ekipit korçar nuk janë të parat. Mediat vendase por edhe sportistë dhe opinionistë kanë hedhur akuza për raste trukimesh apo favorizimesh nga korçarët e Skënderbeut.

Kujtojmë futbollistin irlandez i cili ngriti dyshime për trukime nga ekipi i Skënderbeut në ndeshjen me Krusaders. “Nëse nuk ka hetim nga UEFA, ka një problem. Kjo ishte një shaka. Lojtarët e Skënderbeut e kanë pasur të qartë se ndeshja do të dalë lart me gola”. Gjatë 10 minutave të fundit, unë kurrë nuk kam parë futboll të tillë!”– shkruante futbollisti i Krusaders O’Neill në “Twitter”.

Vendimi i mundshëm për të dënuar korçarët me një periudhë disa vjetore do të ishte një katastrofë për futbollin, jo vetëm korçar, por edhe kampionatin shqiptar dhe sportdashësit në përgjithësi.

Tani pas një vendimi i cili pritet të behet publik së afërmi nga UEFA, ekipit korçar i ngelet vetëm shpresa e një vendimi nga KAS, Gjykata Sportive e cila në rastet e akuzave për trukime ka qenë mjaft e prerë dhe në asnjë rast nuk ka dhënë vendime kundër UEFA-s.

 

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083