Është mbyllur java e pestë e kampionatit në Kategorinë Superiore me Partizanin që ka regjistruar sot fitoren e parë, ndërkohë që edhe Skënderbeu ka ruajtur ritmin, duke fituar në shtëpi dhe mbajtur i pashqetësuar kreun e klasifikimit.
Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës dhuroi plot emocione të cilat kishin kohë që mungonin në Superligën shqiptare. Ndeshja u luajt në një ritëm dhe rivalitet të lartë.
Ishin durrsakët ata që diktuan ritmin në fillimin e takimit ku me Dostin kaluan në avantazh dhe mund të dyfishonin nësë Lena do tregohej i saktë nga 11 metra por ai e humbi penalltinë përballë Hoxhës. Do ishte Partizani që do kërkonte reagimin pas këtij dominimi të durrsakëve ku në fund të pjesës së parë do ishte Trashi që do barazonte.
Me fillimin e pjesës së dytë është sërish Teuta në dominim por pa arritur të konkretizojë. Një gjë të tillë e bën Sukaj nëpërmjet një penalltie duke i dhënë avantazhin “demave”. Për tu theksuar janë edhe 2 kartonate kuq për lojtarët Shehaj dhe Dedic për Teutën.
Kjo është fitorja e parë për Partizanin në këtë sezon si edhe golat e parë ku duket se ekipi ka dalë nga gjendja e “komës” që e kishte kapluar në këtë fillim sezoni.
Ndërkohë që në Korçë triumfoi Skënderbeu ndaj Laçit. Vendasit arritën të kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 27′, pas një autogoli të Ademir Souza. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e një goli për korçarët.
Pjesa e dytë nis vrullshëm për Laçin, me kurbinasit që tentojnë disa herë dhe ja arrijnë të shënojnë në minutën e 58′ me Lushkjan. Pas barazimit korçarët ”zgjohen” dhe tentojnë të kalojnë srish në avantazh dhe ja arrijnë në minutën e 75′ me anë të Jashanicës, pas një goditjeje nga këndi.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 84′, Laçi humbet një penallti, pasi Ansi Nika gaboi para Shehit, i cili priti topin.
Përfundon kështu gjithçka 2-1 në Korçë, me Skënderbeun që forcon pozitat në vendin e parë.