INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu sërish në gjyq, këtë herë në FSHF!

Skënderbeu sërish në gjyq, këtë herë në FSHF!

Publikuar më: 14:52 19-09-2018

Skënderbeu ka një çështje madhore për të përfunduar, atë të CAS-it, ku pret përgjigjen përfundimtare për të ardhmen e tij në Europë, po ashtu edhe për gjobën që është 1 milion euro.
Megjithatë, një tjetër gjyq është hapur ndaj klubit korçar, këtë herë nga një ish-lojtar. Sabien Lilaj kërkon pagesat e pashlyera nga klubi bardhekuq, nga i cili u largua këtë verë për të firmosur te Qabala në Azerbajxhan.
Natyrisht që ai nuk ka sesi të falë 126 mijë euro, ndërkohë që ngërçi qëndron me klubin e Skënderbeut, i cili nga ana e tij ka pranuar se nuk ka shlyer lojtarin, por në shifrën e 97 mijë eurove.
Kjo situatë nuk ka gjetur pajtim në FSHF pak ditë më parë, ndërsa Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve është e detyruar që të shqyrtojë rastin në fjalë për të dhënë përgjigjen përfundimtare. Natyrisht që situata është në favor të lojtarit në anë teorike, por Skënderbeut i mbetet që të faktojë çdo gjë me dokumenta që të mos dalë i humbur.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719