INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu -Tirana, korçarët me mungesa dhe ndryshime në formacion

Skënderbeu -Tirana, korçarët me mungesa dhe ndryshime në formacion

Publikuar më: 12:15 21-09-2018

Skënderbeu është skuadra më e veshtirë për t’u mundur deri në këtë moment dhe kjo dihet. Megjithatë, java e pestë nuk i rezervon një përballje të lehtë, luajnë kundër Tiranës, skuadër që e kanë pasur ‘makth’ në të shkuarën. Natyrisht që kjo sfidë edhe pse luhet në Korçë nuk do të jetë e lehtë.

Fakti që ka disa lojtarë të dëmtuar dhe të tjerë që kanë shfaqur shqetësime pas ndeshjes së të hënës, tregon qartë që bardhekuqtë janë disi në vështirësi. Orges Shehi është duke menduar ndryshimet, ndërkohë që alternativat në stol për disa pozicione nuk janë bindëse.

Ai që shqetëson më tepër është Bruno Dita. Tiranasi u dëmtua gjatë sfidës në Vlorë, teksa sakrifikoi për skuadrën në fushë për të marrë fitoren. Në qendër të mesfushës skuadra korçare i ka alternativat me pikatore, që do të thotë se në këtë takim trajneri Shehi edhe mund të sajojë.

Mbetet për t’u parë deri në fund gjendja e Ditës, megjithatë tekniku durrsak ka menduar zëvendësuesin. Me rikthimin e Leonit Abazit pas kartonit të kuq të marrë në sfidën kundër Laçit, Shehi ka menduar që Lulaj të dalë para mbrojtjes. Që do të thotë se e kompleton vendin e lënë bosh nga Dita.

tirona.jpg

 

Tirana – Kundërshtari i Skënderbeut ka marrë një rritje në lojë dhe rezultate, gjë që shqetëson disi korçarët që duan shkëputjen në tabelën e klasifikimit. Por, për t’i parandaluar, Shehi e ka studiuar kundërshtarin së bashku me skuadrën nëpërmjet DVD-ve. Çdo ndeshje e Tiranës është kaluar në ‘filter’ për t’u përgatitur më së miri për këtë përballje.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777