Skënderbeu nuk ka arritur të mposhtë në transfertë ekipin e Dinamos së Zagrebit. Takimi që u luajt sonte prej orës 19:00 ka përfunduar me rezultatin 1-1. Kur dukej se festa do ishte e gjitha e bardhekuqëve, në minutën e 94-t Skënderbeu pëson golin e barazimit. Goli për korçarët u shënua në minutën e 38-të nga Liridon Latifi.
Ekipi bardhekuq arriti të shënojë 3 gola në këtë sfidë duke e dominuar totalisht takimin, por 2 prej tyre janë anuluar nga anësori si të parregullt për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë pak para fundit është Orges Shehi i cili bën mrekullinë duke shpëtuar ekipin e tij nga një gol i sigurtë.
Korçarët e presin disi më të qetë tashmë takimin e radhës që do ta luajnë në shtëpi edhepse barazimi nëfund i ka trishtuar dis