Skënderbeu u mposht nga Dinamo e Kievit që arriti të përmbysë gjithçka brenda pak minutash. Korçarët u munduan të bëjnë diçka dhe për pjesën e parë edhe trajneri Daja vlerësoi me nota pozitive ekipin e tij.
Problemi më shqetësues për momentin është gjendja e dy futbollistëve të formacionit, Tefik Osmanit dhe Bajram Jashanicës. Që të dy rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen me Kamzën.
Kështu në prapavijë Daja duhet të bëjë një lëvizje të detyruar dhe për të alternativë është Bruno Lulaj, i kërkuar me ngulm këtë verë nga Laçi në huazim. Gjithashtu edhe Fidan Aliti mund të luajë në qendër të prapavijës,