INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'keni parë gjë akoma! Pas rripit tashmë gjoba të majme dhe për celularin

S'keni parë gjë akoma! Pas rripit tashmë gjoba të majme dhe për celularin

Publikuar më: 13:22 10-10-2016

Nese ende nuk jeni mësuar me rripit e sigurimit, keni marë gjoba të majme nga policia rrugore. KUJDES, skeni parë gjë akoma. Të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët deri më sot i janë përgjigjur telefonatave, nga fillimi i muajit Nëntor do të mendoheni dy herë. Kjo për shkak të shumëfishimit të gjobës për përdoruesit e telefonave celular, për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Ka qënë vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai që ka paralajmëruar ndryshimet në Kodin Rrugor.
Saimir Tahiri:
“Muajin tjetër policia do të nisë masa paraprake për sensibilizimin e drejtuesve sa i takon përdorimit të celularit në timon. Duhen masa radikale për ta bërë edhe përdorimin e celularit njësoj si rripin e sigurimit. Do shtojmë masën e gjobës për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Ky është guri kilometrik i dytë në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta”.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893