Së fundmi, këngëtari i njohur, Skerdi, bashkëpunoi me Nora Istrefin dhe me këngëtarin shqiptar të njohur në Greqi si Sin Boy.
Artisti edhe 2019-ën e nis me dy duete të tjera.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes opsionit pyetje/përgjigjje në Instagram, kur dikush prej ndjekësve e pyet “do të nisësh vitin solo apo me bashkëpunime”.
Skerdi nënvizoi dy emra, Lumi B dhe Buta, dy reperët me të cilët do të bëjë këngë.
“Janë të dyja bomba”, ka shkruar pa dhënë më shumë detaje.
Jemi në pritje të projektit me të ri të Skerdit, që mendohet të lançohet së shpejti.