INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skivi dhe Cozman flasin për herë të parë pas sherrit me Noizyn. Ja çfarë ndodhi sipas tyre [FOTO]

Skivi dhe Cozman flasin për herë të parë pas sherrit me Noizyn. Ja çfarë ndodhi sipas tyre [FOTO]

Publikuar më: 12:18 24-09-2016

Sherri që ndodhi mes dy grupeve rivale Baba Stars dhe OTR në një prej vendeve më të njohura në Prishtinë, vazhdon të ketë ende jehonë.

Pas ngjarjes secili prej tyre ka dhënë versionin e  tij të ngjarjes. Pasi Noizy foli për emisionin ”Opinion” ku tregoi se  sherrin e  kishin nisur djemtë nga Prishtina të parët, mbrëmë Skivi dhe Cozman në një lidhje me skype për emisionin “Top Magazinë”  treguan versionin e kundërt të ngjarjes duke thënë se sherrin e nisën ata. Sipas tyre ata që kanë provokuar të parët kanë qenë djemtë e grupit OTR. Teksa këto të fundit, po  prisnin të rëalizonin koncertin në mbrëmje, kanë qenë duke pirë kafe në një prej hoteleve më të njohura të Prishtinës. Aty është futur edhe Skivi i shoqëruar nga stërmbesa e Skënderbeut dhe një djalë tjetër.Sipas këtij të fundit, djemtë e OTR kanë filluar menjëherë sharjet kundrejt tij. Megjithatë reperi ka ruajtur qetësinë dhe ka folur me menaxherin e hotelit që ta shmangë atë situatë negative.

“Kisha një takim pune dhe isha i shoqëruar me një vajzë, Sofi Kastriota. Pasi u futa në hotel, pashë që ishin minimalisht 10 veta. Unë vazhdova punën time ndërkohë që ata filluan të më shanin me fjalë që do të ishte e turpshme t’i përmendja këtu.”-tha Visar Shala (Skivi) i cili shpjegon më tej se u kishte kërkuar djemve të grupit OTR që të ndalonin pasi ai nuk ishte momenti.

“Nuk e prisja që dikush të më ofendonte, sidomos në prezencë të një femre.”- u shpreh reperi. Skivi u pyet edhe nëse e kishte telefonuar Cozmanin për t’u përballur me grupin që shoqëronte Noizy-n,por ai e mohoi ta kishte telefonuar për këtë fakt pasi kishin planifikuar një takim së bashku paraprakisht.

“Cozman e telefonova që të më vinte të më merrte, i tregova për incidentin por i thashë që çdo gjë ishet nën kontroll.”-tha ai. Cozman (Ylber Abdullahu) gjithashtu ka shpjeguar se me të mbërritur para hotelit, është sulmuar nga djemtë e OTR. “Tek hoteli ishte një grup me 10-15 veta. Sapo ndala veturën, një prej tyre e preku me krah pasqyrën time. Kur dola jasht, 4-5 veta nisën të më sulmonin ndërkohë që në anën tjetër sulmuan edhe Albertin. Filloi një pëleshje dhe më pas ndjeva të shtënat.”- u shpreh Skivi.

Cozman gjithahstu mohoi ta kishte paralajmëruar në disa mënyra Noizyn që të mos shkelte në Prishtinë. Ai tha se marrin shumë provokime nga Noizy dhe grupi i tij por të gjithë djemtë e BabaStars përpiqen t’i injorojnë provokimet që u bëhen përfshirë edhe atë të fundit ku Noizy e quajti Cozmanin “femër” në emisionin e Arian Çanit.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709