Dikur grupi ‘Skillz’ ishin më të preferuarit duke bërë per vete shumë fansa me këngët e tyre. por Skivi dhe Ledri u ndanë duke vazhduar me drejtime të ndryshme. Dhe pas kaq kohësh, Skivi ka rikujtuar të shkuarën në një intervistë për ‘Mirage’.
Ai ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij private e po ashtu edhe nga karriera profesionale që nga fillimi i karrierës.
E për labelin e tyre, Skivi ka treguar shumë gjëra interesante, madje ai flet edhe për pagesën e parë që morën ata.
‘Koncerti I parë është si hera e parë që nuk harrohet. Kemi këndu në Prishtinë për herë të parë. Ato pak lekë që morëm atëherë, menjëherë i kemi investuar. Ndoshta kemi mbajtur nga 5 euro. Jemi paguar 175 euro dhe atëherë kanë qenë shumë para’, është shprehur Skivi duke qeshur.