INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skleroza e shumëfishtë. Shpresë për gjetjen e antioksidantit si trajtim efikas [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 04-07-2017

Në një studim pilot, studiuesit zbuluan se marrja e një doze të lartë të acidit lipoik çdo ditë për 2 vite reduktoi  atrofin e trurit në mesin e pacientëve me sklerozë progresive të shumëfishtë . Studiuesit sugjerojnë se acid lipoik - një antioksidant natyral që është në dispozicion mund të jetë një trajtim efektiv për SPMS, pasi kanë gjetur se ndihmoi në zvogëlimin e shkallës së atrofisë së trurit në mesin e pacientëve me këtë sëmundje. Për studimin e tyre të rastësishëm,ekipi ndoqi 51 të rritur të moshës 40-70 vjeç, të gjithë të diagnostikuar me sklerozë. Gjithsej 27 pjesëmarrës morën 1.200 miligramë acid lipoik çdo ditë për 2 vjet, ndërsa 24 pjesëtarët e tjerë morën një medikament tjetër. Vëllimi i trurit i secilit pjesëmarrës u vlerësua në bazë të studimit duke përdorur skanimin. Krahasuar me pjesëmarrësit që morën medikamentin tjetër, studiuesit zbuluan se ata që morën acid lipoik treguan një reduktim prej 68 për qind në shkallën e atrofit të trurit. Skleroza e shumëfishtë (MS) është një gjendje neurologjike progresive që vlerësohet të prekë më shumë se 2.3 milionë njerëz në të gjithë globin.

Article Logic
Execution time: 0.0040228366851807