INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skllavëri dhe trafikim femrash e fëmijësh/ Në Britani shumica e viktimave janë shqiptarët

Skllavëri dhe trafikim femrash e fëmijësh/ Në Britani shumica e viktimave janë shqiptarët

Publikuar më: 13:52 24-05-2019

Zyrtarët e Britanisë së Madhe zbuluan një rrjet të trafikimit të femrave dhe fëmijëve si dhe skllavërimin e tyre pas disa muajsh hetime.

Andy Davies, zyrtar i lartë në Autoritetin e Abuzimit të Punës tha se kanë të bëjnë me shumë viktima që shkojnë në Angli për të kërkuar një jetë më të mirë, por shumica nuk e kuptojnë se po shfrytëzohen ose janë viktima të kriminalitetit. Sipas tij, realiteti është se ata janë shfrytëzuar financiarisht dhe nuk e kuptojnë gjendjen e tyre. Duke nisur nga ardhja e tyre në Britani, vendosja e tyre në punë, marrja e parave të asaj pune, kjo është më shumë si përkufizimi i skllavërisë moderne.

Sipas “Reuters”, rreth 7,000 viktima të skllavërisë u identifikuan vitin e kaluar, një e treta në 2017-ën, por aktivistët thonë se rritja e shifrave ngre shqetësime rreth aftësisë së qeverisë për të mbështetur të mbijetuarit.

Shfrytëzimi përmes punës, duke nisur nga burrat që punojnë në larjen e makinave e deri tek fëmijët që shpërndajë drogë, mbetën forma më e zakonshme e skllavërisë.

Ndërsa statistikat treguan se shumica e viktimave të skllavëruara ishin nga Britania, Shqipëria dhe Vietnami, njësoj si në 2017.

Britania është shtëpia e së paku 136.000 skllevërve modernë, sipas Indeksit të Skllavërisë Globale realizuar nga grupi i të drejtave të njeriut “Walk Free Foundation”.

Zbatimi i ligjit në Britani ka nxitur gjerësisht numrin e hetimeve për skllavërinë në vitet e fundit, nga shfrytëzimi seksual dhe puna e detyruar në fabrika dhe ferma dhe fëmijët që përdoren për të shitur drogë, ndërsa mijëra viktima zbulohen çdo vit

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111