INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skllavja e ISIS tregon si është përdhunuar çdo ditë për 7 muaj

Skllavja e ISIS tregon si është përdhunuar çdo ditë për 7 muaj

Publikuar më: 10:13 15-03-2016

Një grua e mbajtur si skllave seksi nga grupi terrorist ISIS për shtatë muaj, i ka përshkruar rrëmbyesit e saj si “jo humanë” dhe çnjerëzorë.

Gruaja 25-vjeçare, e cila ka katër fëmijë, u mbajt nga xhihadistët në Siri, ku ajo thotë se u abuzua seksualisht çdo ditë.

“Unë nuk mund t’ju them se sa të tmerrshëm janë këta njerëz. Ata nuk janë si njerëzit normalë, ju nuk mund ta imagjinoni”, tha gruaja Yazidi për “Sky News”.

Gruaja thotë se si fëmijët e saj janë rrahur për ta detyruar atë që të bëjë atë që i thonë: “Unë isha aq e shqetësuar se Omari (rrëmbyesi) do t’i merrte me vete fëmijët e mi.

“Ata ishin shumë të dhunshëm dhe bërtisnin çdo ditë. Ati im dhe vëllezërit janë marrë larg dhe ende nuk kemi ndonjë lajm prej tyre. Me siguri ata janë vrarë, por është më mirë. Është më mirë që ata janë të vdekur dhe jo në burgje me këta njerëz. Ne dëshirojnë që më mirë të vdesin sesa të qëndrojmë me njerëz të tillë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102