IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

Skoci, nata “bëhet” ditë

Publikuar më: 14:05 01-03-2016

Mbrëmjen e së hënës në Skoci "nata u bë ditë". Kështu, banorët nga Invernesi deri në Edinburg u bënë dëshmitarë të një drite të fortë të miksuar mes së bardhës dhe blusë.

Drita u shoqërua edhe me një zhurmë të fortë dhe të çuditshme për rreth 10 sekonda.

Sipas medieve vendase, fillimisht u fol për një stuhi, por ishin shërbimet meteorologjike që rrëzuan këto pretendime. Më pas u përfol për një ‘boom’ supersonik, por edhe kjo u hodh poshtë pasi në zonë nuk ka asnjë bazë ajrore.

Ndërsa, dëshmitarët e fenomenit besojnë se shkaktari i gjithë këtij ishte një meteor, i cili sapo ka rënë në kontakt me atmosferën është djegur me shpejtësi duke shkaktuar si dritën ashtu edhe zhurmën.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038127899169922