Këngëtarja e talentuar shqiptare së fundmi ndodhet në Dubai ku do të performojë në një prej clubeve më të famshëm të vendit. Yje si Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë performuar atje më parë, por tani është radha e Erës.
E teksa bëhet gati për koncertin, këngëtarja ka gjetur kohë të pushojë në resortet luksoze të Dubait dhe kështu ka ndarë me ndjekësit edhe momente nga relaksi i saj. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me bikini dhe ka përdorur një mbishkrim shumë provokues “100 gradë” dhe menjëherë vërshuan komentet nga ndjekësit e saj.
Ndër komentuesit e shumë janë edhe dyshja shumë e njohur për publikun shqiptar, Dj Blunt dhe Real 1 të cilët e kanë përmendur Erën në këngën “Qika jeme” ku thonë “po du me ja hongër c*cën Era Istrefit” dhe sërish nuk i kanë ndalur ngacmimet. .
“Ma e sterrpikta je ti, edhe Shaolinat SkuSku. Ja ke lshu shiun hejterave qull i bone, te ti nxet diell”, kanë shkruar reperat.
Por nëse menduat se kjo si ka pëlqyer Erës, gaboheni sepse ajo ua ka kthyer komentin duke qeshur dhe me thënien e tyre “sku sku”.