Mund të jetë një stadium që nuk ka lidhje me shprehjen “standard ndërkombëtar”, por ai do të zbukurohet nga tifozët kuq e zi. Është një ndër ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares sonë, por sigurisht që nuk do të mungojë mbështetja e tifozit të 12-të, pasi shumë grupime tifozësh kanë mbërritur në Maqedoni dhe kanë ndezur motorët disa orë para ndeshjes.
Grupimet më të rëndësishme të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, si Tifozat Kuq e Zi, Ballistat, Plisat dhe Illyrian Elite kanë nisur të festojnë me këngë shqip e thirrje “Shqipëri Etnike”.
Le të shpresojmë me një fitore të djemve tanë kuq e zi!